Shtëpi prej shishesh plastike, një mënyrë për t`u mbrojtur nga tërmeti
Saturday 16 December 2023, 17:00
TiranaPost

Në Nigeri, shtëpitë inovative dhe të qëndrueshme janë ato prej shishesh plastike.
Tashmë është provuar se këto shtëpi janë shumë më të forta se ato tradicionalet me tulla.

Sa shishe duhen për një shtëpi?
Këto shtëpi rezistente ndaj tërmeteve kërkojnë rreth 14,000 shishe secila dhe janë dukshëm më të lira për t'u ndërtuar. Shishet, të mbushura me rërë dhe të lidhura së bashku, krijojnë mure të qëndrueshme që thuhet se zgjasin deri në 300 vjet. Jo pak, po ta mendosh. Jetojnë deri në katër breza.

Kjo metodë ndërtimi është miqësore me mjedisin. Zgjidh njëherësh problemin e ndotjes nga plastika dhe ofron një zgjidhje të përballueshme strehimi.