Shtëpia e Gianni Versace në Manhatan del në shitje

E Hënë 9 Maj 2022, 10:40
TiranaPost
Shtëpia e Gianni Versace në Manhattan ka dalë në shitje për 70 milionë dollarë.
Dizajneri i ndjerë i modës bleu rezidencën me shtatë dhoma gjumi në 1995 dhe rinovoi plotësisht brendësinë.
Rezidenca, e ndërtuar në vitin 1950, i ofron blerësit mundësinë për të "jetuar si mbretër" dhe "të zotërojë një pjesë të pasurive të paluajtshme dhe historisë së modës", thuhet në përshkrim.
Prona ka pamje nga Fifth Avenue dhe kufizohet me Central Park.
Dyshemeja eshte mermer italian dhe parket austriak. Ka pesë oxhaqe, mure dhe tavane të lyera dhe mozaik.