Shtëpia eco friendly e Gwyneth Paltrow që u deshën 7 vjet për ta ndërtuar

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk i mbyllën më në fund punimet në rezidencën e tyre eco-friendly në Montecito pas SHTATË vitesh. Një pishinë e përmasave olimpike, katër dhoma gjumi dhe dy hektarë tokë. Megjithatë veccantia më e madhe është fakti që është miqësore me mjedisin.
Gwyneth dhe Brad fillimisht e blenë shtëpinë 14,000 metra katrorë për 4.9 milionë dollarë në vitin 2016.
Çifti ka vendosur 60 panele diellore si dhe ka mbjellë shumë pemë rreth e rrotull shtëpisë.
Si pjesë e rezidencës janë edhe dy shtëpi të vogla për miqtë.
Meghan Markle, Princi Harry, Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres janë vetëm disa nga fqinjët e tyre.
Një agjent i pasurive të patundshme që kaloi një orë brenda në rezidencë tha se ishte 'projektuar për dikë që nuk dëshiron të largohet kurrë nga shtëpia'.