Shtëpia që dua

The Simpsons parashikuan zhdukjen e nëndetëses Titan 17 vjet më parë? Çfarë po aludohet në rrjete sociale

The Simpsons parashikuan zhdukjen e nëndetëses Titan 17 vjet më

Simpsons mund të kenë parashikuar një tjetër ngjarje reale , këtë herë për nëndetësen e humbur që udhëtoi në thellësitë e oqeanit për të parë rrënojat e Titanikut. Nëndetësja Titan u zhduk të dielën me pesë pasagjerë në bord dhe ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota po përpiqen dëshpërimisht t'i shpëtojnë ata, ndërsa kanë mbetur edhe disa orë ajër.

Disa fansa të Simpsons kanë kujtuar një histori të ngjashme të frikshme nga sezoni i 17-të i filmit vizatimor, i cili u transmetua në 2006.

Në episodin e 10-të të atij sezoni, Homer Simpson udhëhiqet në një aventurë nga një burrë që ai beson se është babai i tij biologjik, Mason Fairbanks. Ai e fton në anijen e tij dhe i tregon për thesarin e humbur të anijes së fundosur, "Piso Mojado".

Mason dhe Homeri përfundimisht vendosin të shkonin në thellësitë e oqeanit me zhytës individualë për të provuar të gjenin thesarin. Por dyshja ndahet gjatë udhëtimit.

Homeri ngec në një koral dhe ai fillon të humbasë vetëdijen pasi oksigjeni në nëndetësen e tij mbaron. Ai zgjohet përfundimisht tre ditë më vonë në një spital dhe i mbijeton sprovës.

Megjithëse nuk është një parashikim i saktë i asaj që po ndodh me zhytësin Titan, disa fansa besojnë se historia ngjason.