Vera Grabocka zbulon për herë të parë një pjesë nga shtëpia e saj
E Martë 5 Prill 2022, 10:21
TiranaPost
Vera Grabocka është hermetike për jetën e saj. Fotot private, përveç atyre që lidhen me punën, rrallë i poston. Këtë mëngjes prill, kur dielli ka depërtuar përtej mureve të lartë të vilës së saj, Vera nuk i ka rezistuar dot. Ka shkrepur një foto nga një ambient ndenjeje, që duket pak si Itali e pak si Francë, e me kolonat e mëdha të ngjan me ato vilat e Toskanës.
“Mëngjes Prilli – Të gjithë kemi nevojë për pak diell në jetën tonë!”, shkruan Vera.
Më pas, e veshur dhe ndoshta gati për në punë, Vera ka pozuar edhe pranë një kali (statujë dekorative) që qëndron aty pranë pishinës së saj, në oborr, si simbol i fisnikërisë.