Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Irak
Friday 14 January 2022, 15:11
TiranaPost

Ambasada amerikane në Irak është sulmuar mbrëmjen e së enjtes me raketa. Të paktën 3 prej tyre ranë brenda perimetrit të ambasadës, ndërsa një tjetër ra në një shkollë aty pranë, duke lënë të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, raporton Associated Press.

Ambasada reagoi duke konfirmuar sulmin që pretendohet se erdhi nga grupe terroriste që tentojnë të minojnë sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut.
Tiranapost.al