Braçe: Në 2017 Berisha dhe Basha ishin një! PD nuk ka më gjunjë për të qëndruar në këmbë
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas artikullit të CNN ku shkruhet se sipas një zyrtari të Inteligjencës amerikane, Rusia ka financuar fushatën e PD-së në zgjedhjet e 2017. Në një video-mesazh në Instagram Braçe thotë se në 2017 Berisha dhe Basha ishin një ‘pothuejse babe e bir politikisht’ teksa shton se Partia demokratike ’nuk ka më gjunjë pëe të qëndruar në këmbë.
“PARTIA DEMOKRATIKE,
KA MARRË PARA NGA RUSIA,
NË ZGJEDHJE E PËR TË ARDHUR NË PUSHTET!
Nuk është më thashethem, por burim i INTELIGJENCËS AMERIKANE në kuadër të një hetimi të gjerë, cituar dje nga një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
UNË MENDOJ SE PAS KËSAJ, PD NUK KA MË GJUNJË PËR TË QËNDRUAR NË KËMBË!
Nuk e shpëtojnë dot as sulmet e Sali Berishes kundër Bashës e as mbrojtja e Bashës nga sulmet e Berishës me këtë fakt, përmes drejtesisë së vjetër e të korruptuar; zero!
Në 2017-tën kanë qenë aq bashkë sa Lulzim Basha e Sali Berisha këmbenin emrat e mbiemrat me njëri tjetrin, njerëzit-mes tyre edhe familjare në udhëheqje; thuajse Babe e Bir politikisht!
ISHIN NJË!”, shkruan Braçe në Instagram.