Sipas Braçes

Braçe: Të gjithë duan të përfitojnë nga një litër naftë

Braçe: Të gjithë duan të përfitojnë nga një

Deputeti socialist Erion Braçe në një analizë në Instagram për rritjen e çmimit të naftës është shprehur se është e qartë që çmimi është rritur në tregjet ndërkombëtare gjë që reflektohet edhe në Shqipëri, por sipas tij vendi ynë dallohet nga vendet e tjera, për shkak të masave me të cilat po përballet për këtë rritje çmimi. Por se çfarë duhet bërë për të zbutur këtë rritje çmimi, këtë ai e bën duke treguar realitetin dhe përmend një sërë koncensionesh. Dhe qëndrimi i Erion Braçes dihet, kur thotë se shumë prej tyre duhet të ishin shërbime publike, gjë që do t’i sillte më pak kosto shtetit shqiptar dhe sidomos konsumatorëve.

Postimi i Braçes:

NJE CMIM #IDREJTE PER #NAFTEN!

AS I ULET E AS I LARTE APRIORI,
I DREJTE!

Me cmimin 194-195 leke dy fjali te japin dy ndjesi te ndryshme;
E para: Eshte rritur kudo e do rritej dhe tek ne; te trishton, te jep ndjesine e dorezimit ndaj nje fenomeni ne evrope e me gjere por qe ka perballe masa te ndryshme:

E dyta: Si me cmim te lire ashtu dhe me cmim te larte, nafta konsumohet po njesoj; e thene nga tregtaret te irriton:

Shikoni;
Eshte krejt normale qe nje cmim i rritur ne tregjet nderkombetare te reflektohet edhe ketu, sa kohe ne jemi te varur 100% nga importi;

Eshte krejt normale qe qeveria te marre tatime e taksa ligjerisht edhe nga ky mall si ne cdo mall tjeter, akcize, takse qarkullimi, takse karboni, TVSH;
(Eshte iluzion pretendimi se shpenzimet per makinen, levizjen tone, do jene me pak se do hiqet taksa e qarkullimit nga nafta; do e paguash me vete e smund ti ikesh hic, parate e tua do jene).

Ajo qe nuk eshte normale, qe kercet,
ka te bej me faktin qe te gjithe-politikisht dhe ekonomikisht, duan te fitojne nga nje liter nafte;
Tarifa koncesioni, vertetime, licensime e rilicensime, jane shume e arrijne 14-15 leke!

A duhen?
Jane te gjitha sherbime publike qe fare mire duhet ti bente shteti, te ishin sherbime publike e me tarifa minimale apo falas; sherbime kontrolli jane, administrimi.

Ndaj, vlen shume nje analize e perbashket, ligjore, transparente e cmimit te naftes;
E para ne 30 vite-sa eshte cmimi me te cilin nafta vjen ketu, sa jane tatimet e taksat e qeverive qendrore e vendore, sa jane tarifat e koncesionit;

Madje nje analize edhe e fitimit te kompanive brenda ketij cmimi;

179, 182 por edhe 189, 192, 194, 196 leke per liter, nuk eshte TREG, eshte pazar dhe i padrejte!

Cmim i drejte nafte tani!