Erion Braçe i pandryshueshëm! Edhe 50 vjetorin e ndan me njerëzit në një letër të ndjerë
Erion Braçe sot feston 50 vjetorin. Qartësisht një dash, ( prilli) edhe në temperament. Ai është aktiv, unik në llojin e vet dhe ka meritën e parlamentarizmit model. Gjithnjë këmbëngulës dhe duke folur për njerëzit. Ndonjëherë i pabindur dhe kokëfortë, por në fund besnik i parimeve të së majtës. Dhe që është i tillë e dëshmon edhe në ditëlindjene tij, të cilën e ka ndarë prapë me shumë njerëz. Sigurisht lulja e urimit është Anja, e bija që e quan veprën më të mirë të 50 viteve, por ka dhe plot të tjerë. Njerëzit. Se pa ta Braçe, nuk është Braçe. Lexoje të plotë letrën e tij drejtuar“vetes” për 50 vjetor.
KUR BEN 50,
RIKTHEHESH TEK VITI I PARE
EDHE NJE HERE!
Per te falenderuar patjeter;
Se pari dy prinderit e mi, Veren libohovite e Mirdashin korcar, te cilet, 50 vite me pare, pasdite, me sollen ne jete ne Kombinat;
Te dy, edhe per gjithcka bene me mua e per mua nga ai vit e per 50 vite te tjera.
Une dua dhe shpresoj t’i kem prane edhe per shume shume vite te tjera!
Po aq dua te falenderoj dy gjyshet e mia, Fitken-ne foto dhe Nevron, te cilat me rriten-jo vetem fizikisht, me shoqeruan nje pjese te madhe te viteve te mia te femijerise e rinise, shkolles e punes, betejave te cilat i ndiqnin, i pelqenin;
i pata deshmitare kur ngrita familjen time, madje u lumturuan kur i bera edhe stergjyshe!
Xhaxhallaret e dajallaret e mi, familjet e tyre te medha e te mrekullueshme!
Eden dua ta falenderoj qe ka plotesuar tek une gjysmen tjeter e me te rendesishme, me te dituren e me te permbajturen, keshtu ne gati gjysmen e ketyre 50 viteve; familjen e saj qe eshte edhe familja ime!
Anjen qe eshte gjeja me e mire e me e rendesishme qe kam bere ne keto 50 vite!
Pastaj, edukatoret e mesuesit e mi, pedagoget gjithashtu; eshte merite e tyre qe une jam sot ky qe njihni, i formuar prej tyre, mesimeve, kultures, disiplines qe ndryshuan jeten time!
Shoket, ata te femijerise se pari, me te cilet ndame lagjen, Kombinatin, jeten aty, lojrat e gjithcka prej femijesh; ata te gjimnazit, me te cilet ndame edhe me shume, endrrat, dashurite, pasionet dhe vitet e veshtire 1989/1990!
Shoket e fakultetit qe nisi ne mes te kaosit e qe shenjoi jo vetem rrugen time profesionale, por edhe politike; plotesoi jo vetem njohjen shoqerore me te gjere, por hapi nje dritare tjeter ne ate qe po formohej si bota ime e bindjeve, ideologjise per te cilat ia vlen te beje beteja!
Shoket e mi te gazetes Zeri i Popullit meritojne nje falenderim te madh; me mesuan jo thjesht te punoj, por me ben gazetar, prej verteti, nga ata qe duhet te kerkojne te verteten e ta thone ate deri ne fund, eshte ne mes te represionit, edhe ne mes te luftes se 1997/1998-tes; nga ta mesova se e verteta eshte ngjitese dhe per te nuk behet kompromis, as me te tute, as ne gazete e as ne politike!
Nderkohe, shoket e mi te betejave ne rinine Socialiste e me pas ne partine Socialiste, ne Polican, Uznove, Berat-ne Nahije e qytet brenda, Kucove e Ure, Divjake, Lushnje, TIRANE patjeter-cep e me cep te saj, jane tjeter gje; jane nga soji i atyre qe kane nje sup per ty, kane nje kurriz gjithashtu per ty, per te te shtyre perpara e per te te mbrojtur, nga rreziku i nje pushteti kriminal apo rreziku i cdo pabesie karriere; keta shoke jane shume, u bene mijera vit pas viti ne jo pak por ne mbi 30 vite, ne rruge, sheshe, salla, Kuvend; u jam pafund mirenjohes per mundesine, besimin, mbeshtetjen, lirine!
Nje rreth pak me te ngushte miqsh larg e jashte politikes, dua ti falenderoj posacerisht; jane mikesha e miq qe kane ndikuar fort tek une, vijojne ta bejne duke investuar besimin e tyre tek une, keshillojne, ndihmojne, mbeshtesin, permbajne, shtyjne, GJENDEN, kane ndikuar shume e kane ndryshuar po aq tek une, ne ate qe di, ate qe bej, ne formimin e metejshem e kulturen gjithashtu; jane kudo, jane cdo dite, jane me mua fizikisht apo virtualisht, kane emra doemos e une u jam mirenjohes per gjithcka ndajne me mua, vecanerisht si kritike, vecanerisht ne media, por jo vetem!
Ne kaq vite, patjeter qe shume mirenjohes u jam edhe disa mjekeve qe jane kujdesur per shendetin tim; nuk keni patur shume pune me mua, por kur eshte dashur keni bere me te miren; u perulem me mirenjohje!
Ne fund por jo per fund;
I faleminderit Zotit per jeten, shendetin, familjen, shoket, miqte, forcen, pasionin, modestine e perulesine, librat e natyren si habitat pertej shtepive ku u rrita!
Faleminderit shume!
Aaa po, mos harroni, KEMI EDHE 50 VITE TE TJERA PER TE JETUAR; BASHKE!