25 gratë më me ndikim të Financial Times për vitin 2022

“Financial Times” ka publikuar listën e 25 grave më me ndikim në botë për vitin 2022.
E ndarë sipas kategorve: drejtues, heronj dhe krijues, lista nis me Oleksandra Matviichuk, një avokate 39-vjeçare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo ka mbledhur me këmbëngulje prova të krimeve të luftës në Ukrainë përmes Qendrës për Liritë Civile, të cilën ajo e drejton.
Në vend të dytë s’kishte se si mos renditej Ketanji Onyika Brown Jackson, gruaja e parë zezake që u ngjit në Gjykatën më të lartë amerikane në historinë më shumë se 230-vjeçare.
Më tej në këtë listë ndodhen emra grash të njohura, artiste, shkrimtare, kampionia e tenisit e cila i dha lamtumirën karrierës së saj këtë vit, Serena Williams, por nuk mungojnë as gratë e Iranit që frymëzuan popullin vendas në protesta në kërkim të lirive të shtypura në këtë vend, fituesja e çmimit Nobel në letërsi, Annie Ernaux, apo dhe Meghan Markle:






















