Sociale

345 mijë nxënës kthehen në bankat e shkollës

345 mijë nxënës kthehen në bankat e shkollës

Viti i ri shkollor starton ditën e sotme për rreth 345 mijë nxënës, 26.500 prej të cilëve ulen për herë të parë në bankat e shkollave.

Kryeministri Edi Rama ka uruar suksese përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

Ndërkohë në shkolla do të rikthehen gjithashtu edhe 31 mijë mësues.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri më dije një ditë më parë se 236 mijë nxënës do t'i marrin tekstet shkollore falas.

Gjithashtu u bë me dije se këtë viti janë hapur 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, palestra e terrene të reja sportive.