Sociale

5 Faktorët kryesorë për të zgjedhur gjimnazin e duhur

5 Faktorët kryesorë për të zgjedhur gjimnazin e duhur

Pse zgjedhja e gjimnazit është një investim, jo thjesht një regjistrim?
Le ta themi hapur: zgjedhja e gjimnazit nuk është më një formalitet administrativ, sidomos në kryeqytet. Është një nga vendimet më të rëndësishme që merrni për fëmijën tuaj pas zgjedhjes së shtëpisë ku do të rritet. Nuk është më vetëm çështje notash. Është çështje sigurie, kulture, disipline, standardesh, reputacioni dhe vizioni. Shkolla duhet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Por a është realisht kështu?

Ju nuk mund të kontrolloni çdo detaj të përditshmërisë së fëmijës suaj. Prandaj keni nevojë për një shkollë që bëhet partner, jo burim stresi. Një institucion që ju jep qetësi, jo shqetësim.

Ja 5 kriteret që duhet të analizoni përpara se të vendosni.

1. Cilësia Akademike dhe Rezultatet e Matshme

A ofron shkolla përgatitje intensive për Maturën Shtetërore? A ka programe të avancuara?

A ka përgatitje për olimpiada? Përgatitja intensive, orët shtesë, programet e përsëritjes gjatë vitit dhe planet individuale për nxënësit janë tregues të një strukture të mirëfilltë akademike.

Por cilësia nuk matet me premtime, matet me shifra. Kontrolloni notën mesatare, diferencën mes notës së brendshme dhe asaj të maturës. Shkollat serioze nuk fshihen pas marketingut; ato tregojnë rezultatet.

2. Siguria dhe Stabiliteti Psiko-Social

Shkolla duhet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. A ka psikolog të përhershëm? A ka kontroll disipline? A ka politika të qarta kundër bullizmit? A ekziston disiplinë reale, jo vetëm formale?
Siguria nuk është vetëm prania e një oficeri sigurie në hyrje të godinës. Prania e psikologut të përhershëm dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo shqetësimi, janë elementët që krijojnë stabilitet emocional.

3. Vëmendja Individuale dhe Struktura e Klasave

Klasa me 20–22 nxënës krijon mundësi për vëmendje individuale.
Në grupe të vogla, mësuesi njeh çdo nxënës, identifikon pikat e forta dhe dobësitë, ndërton marrëdhënie besimi dhe ndërhyn në kohë. Në klasa të mbingarkuara, nxënësi humbet në turmë.

4. Formimi i Karakterit dhe Disiplina Digjitale

Një gjimnaz i mirë nuk ndërton vetëm mesatare të lartë, ndërton karakter. A promovon edukim qytetar? A organizon aktivitete sociale dhe projekte komunitare? A krijon kulturë bashkëpunimi dhe lidershipi?
Olimpiadat, projektet shkencore, aktivitetet kulturore dhe sportive ndërtojnë vetëbesim dhe aftësi komunikimi. Këto janë cilësi që universitetet dhe tregu i punës i vlerësojnë maksimalisht.

Po aq e rëndësishme është disiplina digjitale. Së fundmi është folur gjerësisht për studime që tregojnë se brezi i ri po shfaq dobësi më të theksuara në aftësitë njohëse dhe në përqendrim krahasuar me brezat paraardhës. Ky është një sinjal që nuk mund të injorohet. Një shkollë që kontrollon përdorimin e telefonave gjatë orarit mësimor mbron përqendrimin dhe rrit produktivitetin, ndërsa njëkohësisht integron pajisje moderne për të përmirësuar mësimdhënien.

5. Infrastruktura dhe Reputacioni

Mjedisi ndikon drejtpërdrejt në motivim. Një godinë moderne, laboratorë të pajisur dhe ambiente frymëzuese krijojnë seriozitet dhe standard.
Një institucion me mbi 25 vite eksperiencë, me breza të suksesshëm dhe çmime kombëtare e ndërkombëtare, nuk ndërtohet rastësisht. Është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Pse Gjimnazi “Dertliu” plotëson të gjitha kushtet e mësipërme

Tani le të flasim konkretisht.
Nxënësit e Dertliut janë ndër më të mirët në nivel kombëtar prej 25 vitesh. Me renditje vetëm në top 10 në Shqipëri për Maturën Shtetërore te vlerësuar nga MAS.

Dertliu ne 25 vite sukses ka fituar:

* 40 Medalje Ari në Maturë
* 193 çmime në olimpiada
* 24 pjesëmarrës në Olimpiada Ballkanike
* 10 në Olimpiada Botërore
* Vlerësuar “Ambasador i Paqes” nga Universal Peace Federation

Këto janë tregues të një kulture të vërtetë ekselence.

Në Gjimnazin Dertliu, çdo nxënës ka mundësinë të zhvillojë talentin e vet, të fitojë medalje ari në Maturën Shtetërore, në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të arrijë rezultate që hapin dyert e të ardhmes.

Konkursi i Pranimit po afron! Mos e humbni mundësinë të jeni pjesë e një komuniteti që nxënësit e tij i çon drejt rezultateve më të larta.

Më 28 Mars 2026, jepini fëmijës suaj mundësinë për një fillim të ri.

Regjistrohu tani duke klikuar këtu.

5 Faktorët kryesorë për të zgjedhur gjimnazin e duhur

5 Faktorët kryesorë për të zgjedhur gjimnazin e duhur

5 Faktorët kryesorë për të zgjedhur gjimnazin e duhur

Tiranapost.al