Sociale

Maturantët japin sot provimin e fundit, lëndën me zgjedhje

Maturantët japin sot provimin e fundit, lëndën me zgjedhje

Maturantët në të gjithë vendin përmbyllin sot rrugëtimin e Maturës Shtetërore me provimin e fundit, atë të Lëndës me Zgjedhje. Rreth 27 mijë nxënës pritet të nisin testimin në orën 10:00 dhe ta përfundojnë në 12:30.

Zgjedhja e lëndës është bërë më herët nga secili nxënës, në bazë të interesave dhe orientimit të tyre të mëtejshëm: nga Shkencat e Natyrës si Kimi, Fizikë, Biologji; te ato Shoqërore si Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji; apo lëndë të fushave Ekonomike dhe Artistike si Ekonomia, Historia e Artit, Muzikës apo Baletit.

Në provim vlejnë rregulla të qarta dhe të detyrueshme: çdo maturant duhet të ketë një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), nuk lejohen pajisje elektronike si telefonat apo orët inteligjente, dhe përgjigjet duhet të jepen vetëm me stilolaps të një ngjyre.