Nis sot panairi i librit në Tiranë. "Një ditë tjetër", në stendën e shtëpisë botuese "Dudaj"
Wednesday 12 November 2025, 13:17
TiranaPost

Këtë të mërkurë nis panairi i 28-të i librit në Tiranë. Panari do të jetë i hapur për 5 ditë, deri më 16 nëntor për të gjithë libradashësit.
Autorja Mira Kazhani e librit “Një ditë tjetër” do të jetë çdo ditë në stendën e shtëpisë botuese “Dudaj” nga ora 17:00 deri në orën 20:00 duke pritur lexuesit e librit për shënime, foto dhe pyetje.
Motoja e panairit për këtë vit është një shprehje e Ismail Kadaresë: “Ndërgjegjia e shqiptarëve ka nevojë për librat”.