Sociale

Një natë që nuk është thjesht për t’u ndjekur por për të kontribuar

Një natë që nuk është thjesht për t’u

Bëhu pjesë e një mbrëmjeje ku çdo biletë mbështet të mbijetuarit e trafikimit në Shqipëri.

Më 30 prill, në orën 21:00, në bashkëpunim me Albanian Night, një mbrëmje ndryshe do të sjellë bashkë muzikën, kulturën dhe komunitetin për një qëllim të qarte, mbështetjen e të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri.

Çdo biletë e blerë për këtë event është një kontribut i drejtpërdrejtë për këtë kauzë. Biletat kushtojnë 3000 ALL dhe mund të blihen pranë Albanian Night, në Rrugën e Kavajës.

Në një kohë kur shumë çështje sociale trajtohen përmes konferencave dhe deklaratave, rrallëherë krijohen hapësira ku njerëzit mund të ndjejnë realisht peshën e një kauze dhe të bëhen pjesë e saj. Kjo mbrëmje është një ftesë për t’u afruar me një realitet që shpesh mbetet i padukshëm, jo përmes fjalëve të shumta, por përmes një përjetimi të përbashkët.

Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është një fenomen i largët. Ai ekziston brenda të njëjtave struktura ku zhvillohet jeta e përditshme, ekonomikisht, shoqërisht dhe gjeografikisht.

Një punë që vazhdon çdo ditë, larg vëmendjes

Në Shqipëri, katër strehëza mbajnë çdo ditë një përgjegjësi të heshtur dhe të pandërprerë: mbështetjen e viktimave të trafikimit në rindërtimin e jetës së tyre.

Kjo punë nuk është episodike dhe nuk ndodh vetëm në momente krize. Ajo është e përditshme, komplekse dhe kërkon përkushtim afatgjatë, nga mbështetja psikosociale, te sigurimi i strehimit, edukimit dhe krijimi i mundësive reale për një jetë të pavarur.

Pas çdo rasti që përmbyllet me sukses, qëndron një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili nuk mund të mbahet vetëm nga organizatat.

URAT: një përgjigje e bashkuar kundër trafikimit

Pas kësaj kauze qëndron një strukturë e konsoliduar dhe e besueshme, URAT Network (United Response Against Trafficking), një rrjet prej 12 organizatash jo-fitimprurëse që operojnë në Shqipëri prej më shumë se një dekade

Ky rrjet përfshin organizatat: Të Ndryshëm dhe të Barabartë, SHKEJ, Nisma ARSIS, Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Tjeter Vision, Terre des Hommes, IBVM, Fondacioni Mary Ward Loreto, Medaille Trust, World Vision, Papa Giovanni XXIII dhe Sherbimi Ligjor Falas ne Tirane. të cilat punojnë së bashku për të adresuar trafikimin në mënyrë të plotë, nga parandalimi, te mbrojtja dhe riintegrimi i të mbijetuarve

Ajo që bëjnë nuk është gjithmonë e dukshme. Është punë e përditshme, shpesh e qetë, që kërkon kohë, durim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Bëhu pjesë e mbështetjes

Pjesëmarrja në shfaqjen e dates 30 Prill, 21:00 tek Albanian Night është një nga mënyrat për të mbështetur këtë kauzë, por jo e vetmja.

Çdo individ apo biznes që dëshiron të kontribuojë mund ta bëjë këtë edhe përmes donacioneve direkte:

TE NDRYSHEM E TE BARABARTE

BANKA: Intesa San Paolo

IBAN: AL 46208110080000001033831806

NR. LLOGARIE: 1033831806

Një natë që nuk është thjesht për t’u

Çdo kontribut shkon drejtpërdrejt tek strehëzat për mbështetjen dhe riintegrimin e të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri.

“An Albanian Night for Freedom and Hope” është një mbrëmje si shumë të tjera në pamje të parë. Por ndryshimi qëndron tek arsyeja pse jemi aty.

Ky event është pjesë e projektit “Sustainable Shelters”, i zbatuar nga Medaille Trust dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Modern Slavery Fund (FCDO) në Shqipëri.