Sociale

Orinda Huta ndan historinë personale: Jam prej 15 vitesh në konflikt për pronat dhe kërcënohem nga daja

Orinda Huta ndan historinë personale: Jam prej 15 vitesh në konflikt

Orinda Huta ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit në sallën e gjyqit.

Ajo ndau historinë personale, në lidhje me një problem pronash dhe kërcënimet që madje merr nga të afërmit. Megjithatë theksi i postimit të saj është: Sado kokëdhimbje të kesh nga konfliktet mbi pronat dhe atë që të takon, asgjë nuk e justifikon vrasjen dhe dhunën. As ato komente në rrjet që kanë arritur deri aty sa e quajnë vrasësin e gjyqtarit, hero.

Orinda Huta ndan historinë personale: Jam prej 15 vitesh në konflikt

"Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është kambanë alarmi jo vetëm për ngjarjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 vitesh e nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di se sa do zgjasë, sepse akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamasë sime dhe do t’i marr njësoj, siç u takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. Në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajturit “daja”, pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pafund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh... KY ËSHTË FUNDI", shkruan Orinda.