Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026

Janë bërë publike zyrtarisht rregullorja dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional.
Sipas kalendarit të miratuar, provimet do të zhvillohen në muajin qershor dhe do të ndahen në katër etapa:
• 2 qershor – Provimi i gjuhës së huaj
• 9 qershor – Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
• 16 qershor – Provimi i matematikës
• 23 qershor – Provimi me zgjedhje
Autoritetet arsimore bëjnë me dije se janë publikuar dhe shpërndarë gjithashtu testet model, të cilat do të shërbejnë për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.
Njëkohësisht, maturantët paralajmërohen se çdo shkelje e rregullave të provimit do të penalizohet sipas rregullores në fuqi. Përgatitja serioze dhe respektimi i rregullave mbeten mënyra e vetme për një garë të ndershme dhe të suksesshme.
Dokumentet zyrtare janë publikuar në faqen e Ministrisë së Arsimit.