Sociale

Rama nga Dimali: Shteti do të paguajë sigurimet për nënat e papuna, me tre fëmijë

Rama nga Dimali: Shteti do të paguajë sigurimet për nënat e

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Dimal ka prezantuar një nismë të qeverisë, atë që lidhet me nënat me tre fëmijë.

Rama theksoi se për nënat që nuk janë në punë dhe kanë tre ose më shumë fëmijë, shteti do t’u pagujë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Qëllimi është që këto nëna të mos mbeten pa pension.

"Për nënat pa punë dhe me 3 ose më shumë fëmijë kemi marrë një nismë që qeveria tu paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që pavarësisht se ato nuk janë në punë për faktin që kanë 3 ose më shumë fëmijë të mos mbeten pa pension dhe faktikisht janë 25 mln euro çdo vit që qeveria paguan për nënat e papuna", tha Rama nga Dimali.