Rivlerësimi i pronave rrit kërkesën për ekspertë të licensuar: Nis Kursi i Vlerësimit dhe Investimit në pasuritë e paluajtshme

Me hyrjen e vitit të ri, në Shqipëri ka nisur procesi i rivlerësimit të pronave, një nismë që do të sjellë uljen e detyrimit tatimor nga 15% në vetëm 5% për shitjen e pasurive të paluajtshme.
Ky zhvillim ka hapur një perspektivë të re në tregun e pasurive të paluajtshme, ku mijëra objekte do të kërkojnë një vlerësim profesional të bazuar në çmimin real të tregut. Për këtë arsye, kërkesa për ekspertë të licensuar është më e lartë se kurrë.
Një ndër mënyrat më të sigurta për t’u bërë pjesë e këtij profesioni është Kursi i Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme, i ofruar prej disa vitesh nga Universiteti Metropolitan Tirana. Ky program 20-javor, i licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të nisë më 15 janar 2026 dhe është mundësia ideale për të gjithë të diplomuarit në inxhinieri, arkitekturë dhe ekonomi që synojnë një karrierë të qëndrueshme dhe fitimprurëse.
Kursi drejtohet nga eksperti britanik David Allen, një nga figurat më të respektuara ndërkombëtarisht në fushën e vlerësimit të pasurive dhe anëtar i shoqatës prestigjioze RICS. Si Drejtor Didaktik i programit, Allen sjell çdo vit në Shqipëri eksperiencën e tij të pasur dhe trendet më të fundit të industrisë globale të Real Estate.
Përkrah tij, kursantët do të përfitojnë dije nga pedagogë dhe profesionistë të mirënjohur si Dr. Nikolla Nika, Mirela Behluli, Dr. Fatlinda Struga, Anton Lezhja, Dr. Diana Bardhi apo Dr. Artur Roshi, një trupë lektorësh që bashkon botën akademike me eksperiencën praktike të tregut.
Ajo që e bën kursin edhe më tërheqës është fakti se në përfundim, pjesëmarrësit pajisen me certifikatën që i mundëson licensimit në këtë profesion. Kjo u hap dyert të gjithë ndjekësve të KVIPP për të ushtruar profesionin si ekspertë të pavarur apo për t’u punësuar pranë bankave, agjencive imobiliare, kompanive të sigurimeve, apo institucioneve të urbanistikës.
Gjatë 20 javëve, kursantët do të aftësohen në analiza të tregut, plane investimi, vlerësim portfoliosh, pasqyrime të kostove të amortizimit dhe interpretimin e legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar. Përveç orëve teorike, kursantët kryejnë një periudhë trajnimi praktik, gjatë së cilës mësojnë të aplikojnë njohuritë e fituara në raste konkrete.
Në këtë fazë, ata mësojnë të vlerësojnë dimensionet e pronës për kategori të ndryshme ndërtesash dhe rezidencash, duke përdorur standardet ndërkombëtare të njohura si RICS dhe TEGOVA. Pjesëmarrësit njihen me mënyrat e përcaktimit të sipërfaqes së brendshme dhe të jashtme, si dhe faktorët që ndikojnë në vlerën e një prone, që nga pozicioni unik dhe orientimi, tek leja e ndërtimit, titulli i pronësisë dhe cilësia e punimeve. Një pjesë e rëndësishme e praktikës lidhet edhe me vlerësimin e elementeve që shpesh neglizhohen, si vjetërimi i ndërtimeve në zonën përreth, mirëmbajtja e objektit, apo trajtimi i shtesave pa leje. Po ashtu, kursantët mësojnë të analizojnë ndikimin që ka infrastruktura rrugore, ujore, elektrike, si edhe shërbimet sociale, higjieno-sanitare, edukative dhe arsimore mbi çmimin dhe atraktivitetin e një prone.
Kjo eksperiencë praktike e bën kursin një përgatitje të plotë dhe realiste për tregun, duke i pajisur studentët me aftësitë që u nevojiten për të dhënë një ekspertizë profesionale, të besueshme dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Për më shumë informacion dhe regjistrime, të interesuarit mund të kontaktojnë Universitetin Metropolitan Tirana përmes emailit [email protected], në numrin e telefonit 069 259 1493 ose të vizitojnë faqen zyrtare umt.edu.al.