Sociale

Shumë lloje kanceri mund të shërohen nëse plotësohen dy kushte

Shumë lloje kanceri mund të shërohen nëse plotësohen dy

E mërkura e sotme është Dita Botërore e Kancerit. Çdo vit humbasin miliona jetë nga kanceri dhe shumë jetë të tjera ndryshojnë përgjithmonë pas diagnozës.

Megjithatë, deri në gjysmën e të gjitha rasteve të kancerit mund të parandalohen përmes depistimit dhe trajtimit të gjendjeve parakanceroze.

Kur zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë efektive, shumë kancere mund të kurohen dhe shërohen totalisht.

Adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm gjithashtu, si shmangia e duhanit, kufizimi i përdorimit të alkoolit, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.