Sociale

Sot 27 mijë maturantë japin provimin e Matematikës

Sot 27 mijë maturantë japin provimin e Matematikës

Sot, mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testohen në lëndën e Matematikës, në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore. Ky është provimi i tretë zyrtar që maturantët zhvillojnë për të vlerësuar njohuritë e tyre në këtë fazë përmbyllëse të arsimit parauniversitar.

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pranishëm në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat deri në 12:30. Identifikimi përmes kartës së identitetit ose pasaportës është i detyrueshëm. Pajisjet elektronike si telefonat apo orët inteligjente nuk lejohen në asnjë rrethanë gjatë provimit.

Provimi i katërt dhe i fundit do të zhvillohet më 24 qershor dhe i përket lëndëve me zgjedhje. Maturantët kanë mundësi të zgjedhin nga një spektër i gjerë disiplinash, si: Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi dhe Art.