SPORT

13 kombëtaret e para që sigurojnë Botërorin 2026

13 kombëtaret e para që sigurojnë Botërorin 2026

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, po hyjnë në fazën vendimtare.

Japonia ishte e para që siguroi pjesëmarrjen më 20 mars. Pas saj, rrugën drejt Botërorit e kanë prerë edhe Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai.

Në Amerikën e Jugut, procesi është thuajse i mbyllur. Tre biletat e fundit automatike shkuan për Uruguain, Kolumbinë dhe Paraguain pas humbjes së Venezuelës 3-0 ndaj Argjentinës. Tani mbetet vetëm të përcaktohet kush do të luajë në playoff ndërkombëtar.

Në Evropë, gara vazhdon deri në nëntor me 54 shtete në garë, përveç Rusisë që mbetet e pezulluar. Në Afrikë pritet të ketë surpriza javën e ardhshme, ndërsa në Azi gjashtë ekipe kanë siguruar kualifikimin dhe raundi tjetër nis në tetor.

Botërori i vitit 2026 do të jetë i pari me 48 ekipe pjesëmarrëse. Përveç tre vendeve pritëse, deri tani kanë siguruar biletën vetëm 13 kombëtare, ndërsa gara për vendet e mbetura premton emocione deri në fund.