Bekim Balaj shpallet Lojtari më i Mirë i Vitit në Shqipëri
E Martë 16 Dhjetor 2025, 08:20
TiranaPost

Bekim Balaj u shpall fitues i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke u emëruar zyrtarisht futbollisti më i mirë në Shqipëri.
Në ceremoninë që u zhvillua mbrëmë në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, sulmuesi shkodran doli triumfues përballë konkurrentëve të tij si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City).
Ky është çmimi i dytë “Topi i Artë” në karrierën e Balajt me fanellën e Vllaznisë.