SPORT

Besëlidhja në kërkim të trofeut të Ligës Unike, sfida finale në Tiranë

Besëlidhja në kërkim të trofeut të Ligës Unike,

Pas dy sezonesh radhazi si kampion absolut i Shqipërisë, Besëlidhja është gati për një tjetër sfidë madhore. Ekipi nga Lezha synon këtë herë të sigurojë fitoren në finalen e Ligës Unike, një kompeticion që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Ndeshja pritet të jetë një moment i rëndësishëm jo vetëm për skuadrën, por edhe për sportdashësit shqiptarë, duke u kthyer në një ngjarje që bashkon tifozët në mbështetje të një suksesi të përbashkët.

Takimi do të zhvillohet më 25 mars, në orën 19:00, në Parkun Olimpik të Tiranës, në sallën “Feti Borova”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët.

Tifozët ftohen të jenë të pranishëm dhe të mbështesin Besëlidhjen në këtë përballje të rëndësishme.

Besëlidhja synon fitoren.