Djokovic rikthehet me fitore në Kampionatin e Tenisit në Dubai

Novak Djokovic thotë se pati "përvojën më të mirë të mundshme" në kthimin me fitore në Kampionatin e Tenisit në Dubai, në ndeshjen e tij të parë që kur u ndalua të merrte pjesë në turneun Australian Open. sepse refuzoi të vaksionohej.
Numri një në botë u bë fokusi i mediave globale kur u dëbua nga Australia më 16 janar për shkak të statusit të vaksinimit Covid-19. Por me kthimin e tij Djokovic mundi italianin Lorenzo Musettin me rezultatin 6-3, 6-3.
Pasi falënderoi turmën pas ndeshjes së tij të parë për vitin 2022, Djokovic shtoi:
“Nuk mund të zgjidhja një vend më të mirë për të nisur sezonin – ishte përvoja më e mirë e mundshme.
Në përgjithësi, është një fitore e qartë, kështu që sigurisht që jam i kënaqur, veçanërisht pasi nuk luaja për dy muaj e gjysmë, gati tre muaj”.
Djokovic tani pritet të përballet ose me tenisten Karen Khachanov të Rusisë ose me Alex de Minaur të Australisë në raundin e dytë.
Ai tha gjithashtu se kishte marrë një pritje "shumë miqësore" në këtë garë nga "shumica" e lojtarëve.
Ai tha: "Unë jam shumë mirënjohës për këtë sepse të ndiej një lloj mirëkuptimi dhe mbështetje nga bashkëmoshatarët dhe kolegët e mi është shumë e rëndësishme për mua, sepse ata janë njerëzit që ndonjëherë i shoh më shumë se familjen. Më interesojnë shumë marrëdhëniet që kemi”.
Djokovic javën e kaluar tha për BBC News se preferonte të humbiste trofetë e ardhshëm të tenisit sesa të bënte vaksinën për Covid.