FIFA nuk e përjashton Izraelin nga gara: Futbolli nuk zgjidh konfliktet gjeopolitike, por bashkon një botë të përçarë

FIFA nuk do ta përjashtojë Izraelin nga gara.
Mesazhi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ishte në favor të paqes.
"Në FIFA, ne jemi të përkushtuar të përdorim fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit në një botë të përçarë. Mendimet tona janë me ata që vuajnë në shumë konflikte në të gjithë botën sot, dhe mesazhi më i rëndësishëm që futbolli mund të përcjellë në këtë kohë është ai i paqes dhe unitetit."
Presidenti i FIFA-s ka pranuar se është në kontakt me presidentët e konfederatave për këtë çështje. Megjithatë, nuk është diskutuar asgjë në lidhje me një përjashtim të mundshëm të Izraelit nga garat ndërkombëtare, veçanërisht pas planit të paqes të paraqitur së fundmi nga Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“FIFA nuk mund t’i zgjidhë problemet gjeopolitike, por mund dhe duhet ta promovojë futbollin në mbarë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij unifikuese, arsimore, kulturore dhe humanitare”, tha ai.