Igli Tare flet për herë të parë si Drejtori Sportiv i Milanit: Dua të shoh një ekip që djersitet për fanellën

Pas marrjes së detyrës si drejtori i ri sportiv i Milan, Igli Tare ka folur publikisht për mediat duke ndarë emocionet, objektivat dhe vizionin e tij për klubin..
“Milani ka një histori të lavdishme . E kam ndjekur që kur isha fëmijë, kujtoj kohën e Wilkins. Familja ime, të gjithë ishin tifozë të Milanit: gjithmonë ka qenë një lidhje e fortë dhe nuk e kam fshehur as kur u bëra lojtar. Duhet të fillojmë në mënyrën e duhur, ka shumë pritshmëri: ka qenë një sezon shumë i gjatë me shumë zhgënjime. Duhet energji dhe dëshirë për të siguruar që Milani të kthehet në atë që kemi parë gjithmonë në historinë e tij. Duhet të jemi të qartë për një gjë: Milani është një klub ku kërkon rezultate menjëherë, është një klub ku duhet të fitosh. E kam kuptuar këtë dhe jam gati ta përballoj: duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë, por me ide të qarta. Dua të shoh një ekip që djersitet për fanellën, që është i uritur dhe dëshiron të fitojë. Dua të shoh atë San Siro që shpërthen nga gëzimi i tifozëve. Do të bëj gjithçka, do të jap gjithçka nga vetja për ta bërë këtë të ndodhë”, thotë ai.
Duke folur për filozofinë e tij të punës, Tare theksoi rëndësinë e bashkëpunimit brenda strukturës drejtuese. Ai u shpreh se do të punojë ngushtë me Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Moncada për të ndërtuar një strategji afatgjatë, sidomos për zhvillimin e talenteve të rinj.