SPORT

Italia pesë ditë zie për Atin e Shenjtë, shtyhen ndeshjet e Serie A

Italia pesë ditë zie për Atin e Shenjtë, shtyhen ndeshjet e

Ministri i Mbrojtjes Civile të Italisë, Nello Musumeci ka kërkuar që ndeshjet e Serie A të planifikuara për të shtunën e 26 prillit të shtyhen.

Inter - Roma dhe Como - Genoa duket se do luhen të dielën, ndërsa Lazio - Parma e cila zhvillohet në "Olimpico" të Romës do luhet të hënën. Pritet që Lega Serie A të konfirmojë oraret e reja.


Pas ndarjes nga jeta të Papës, katër ndeshjet e planifikuara për të hënën, më 21 prill, janë shtyrë për të mërkurën, më 23 prill, në orën 18:30. Kështu, ndeshjet Torino – Udinese, Cagliari – Fiorentina, Genoa – Lazio dhe Parma – Juventus do të luhen të gjitha të mërkurën.

Ndërkohë që ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ajo mes Interit dhe Milanit do të luhet nesër, ndërsa Bologna - Empoli të enjten, njësoj siç ishin të planifikuara.