Kandidati i Armando Dukës fiton zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit, ja akuzat për këtë rezultat

Krenar Alimehmeti, kandidati i Armado Dukës, Presidentit aktual të FSHF-së ka fituar zgjedhjet për Kreun e Shoqatës së futbollit në Tiranë me 44 vota. Ai garonte kundër Eduard Prodanit, i cili ka marrë 2 vota. Rezultati ka pasuar me shumë akuza për Armando Dukën. Ka qenë Eduart Prodani bashkë me 20 delegatë të tjerë, i cili nuk pranoi të merrte pjesë në votim dhe është larguar nga ambientet e FSHF para se të mbahej procesi, pasi sipas tij listat ishin fiktive, nga 41 anëtarë të Shoqatës, ishin thirrur 67 delegatë.
“Aty kishte fytyra që nuk i kishim parë asnjëherë. A kishin ardhur nga Hëna, a ishin alienë, nuk e di njeri. Kjo ishte një asamble e manipuluar. Nuk mund të qëndronim në të”, tha Prodani.
Dritan Shakohoxha kandidat për President të FSHF-së është shprehur: Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë. Vendimi që u mor sot ishte nul. Se bën dot hapur manipulimin, se do shkosh në gjykatë. Në fillim do i drejtohemi anëtarëve tanë. Loja e futbollit në Shqipëri ka humbur fair play. Mesazhi i fundit është pse ka frikë FSHF që të publikojë emrat e kandidatëve? Qe të luftojë fair play me votë.
Kreu i Shoqatës së Futbollit Albnet, Alban Myftaraj për Report TV ka thënë: U njoftuam për mbledhjen që do bënim për zgjedhjen e shoqatës Tirana, deri në hyrjen brenda në sallë shkoi mirë pastaj këtu filloi kleçka. Në sallë ishin mbi 67 vetë dhe disa veta nga ata nuk i njihnim nga pjesa e sportit. Nuk na u duk korrekte që të bësh një zgjedhje dhe gjërat të arrijnë në këtë sens. Secili nga ne ka ekipe futbolli, nuk e shohim të arsyeshme që një zgjedhje të filloi më gënjeshtër.
U futëm në një proces zgjedhor, nuk u njohëm me personat që do të votojmë, i kemi kërkuar listat, nëse e kishin kuorumin i jepnim dorën, në momentin që ti nuk i ke numrat, po në këtë lloj forme dhe vetë krenari nuk e pranon të jetë një i tillë. Pse ishte kaq e ngurtë transparenca.
Tiranapost.al