SPORT

Ronaldo shmang udhëtimin në Iran, pasi rrezikon 100 goditje me kamxhik

Ronaldo shmang udhëtimin në Iran, pasi rrezikon 100 goditje me kamxhik

Ylli portugez nuk udhëtoi me Al Nasr për ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë në Iran, pasi mund të ndëshkohej me 100 goditje me kamxhik. Kjo situatë ka filluar që nga nëntori i 2023, kur Ronaldo ishte në Iran për një tjetër ndeshje të këtij turneu.

Atëherë, Ronaldo bëri foto me një fanse të njohur në Iran, e cila është artiste me aftësi të kufizuara, dhe e puthi në ballë. Ky veprim është konsideruar tradhti bashkëshortore në Iran dhe dënohet me 100 goditje me kamxhik.

Edhe pse klubi i Esteghlalit u ofroi garanci, Al Nasr nuk i besoi autoriteteve iraniane dhe vendosi të mbrojë Ronaldon nga ky rrezik. Zyrtarisht, klubi tha se Ronaldo nuk udhëtoi për shkak të një dëmtimi.