SPORT

Kritika ndaj Ronaldos për mungesën në funeralin e Diego Jota-s, motra e tij i del në mbrojtje

Kritika ndaj Ronaldos për mungesën në funeralin e Diego Jota-s,

Mungesa e Cristiano Ronaldos në funeralin e Diogo Jotas dhe vëllait të tij, André Silva, ka ndezur debat në Portugali. Si kapiten i kombëtares dhe ish-shok skuadre me Jotan, shumë e konsideruan të papranueshme që ai nuk mori pjesë në ceremoninë në Gondomar.

Por të afërm të Ronaldos e justifikuan vendimin, duke kujtuar se ai shmang pjesëmarrjen në funeralet publike që prej vdekjes së babait të tij në vitin 2005, për arsye personale dhe për të mos tërhequr vëmendjen. Gazeta portugeze Record raportoi se Ronaldo ende përjeton traumë nga humbja e babait dhe nuk dëshiron që prania e tij të kthejë një ditë zie në një ngjarje të fokusuara tek ai.

Në mbrojtje të tij reagoi edhe motra, Katia Aveiro, e cila tha: “Kjo kritikë është lodhëse. Jetojmë në një shoqëri të sëmurë. Secili e ndjen dhimbjen në mënyrën e vet. Më vjen turp që media dhe rrjetet sociale përqendrohen te mungesa e tij, në vend që të tregojnë respekt për një familje që po vuan.”

Megjithëse nuk ishte i pranishëm fizikisht, Ronaldo bëri homazhe në rrjetet sociale: “Nuk ka kuptim… ne ishim ende bashkë me kombëtaren. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungoni.” Ai gjithashtu i ka dërguar një mesazh privat mbështetjeje familjes Jota, sipas mediave lokale.

Ndërkohë, lojtarë si Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Rúben Dias, Rúben Neves dhe ish-shokë te Liverpool, si Van Dijk, morën pjesë në funeral, me Neves që mbajti arkivolin pavarësisht se kishte luajtur një ndeshje disa orë më parë.