Është mbyllur pa fitues dhe pa asnjë gol ndeshja Shqipëri - Çeki në Air Albania.
Sfida nisi më mirë për Çekinë, të cilët brenda pak sekondash lojë goditën dy herë traversën, fillimisht pas një goditje këndi, ku ishte Jamelka që provoi me kokë të gjente portën e Strakoshës, ndërsa më pas një goditje potente nga jashtë zonës e Lukas Cerv detyroi Strakoshën të devijonte lehtë topin, por mjaftueshëm për të evituar golin e parë për çekët.
Në minutën e 30 Sylvinho bëri një zëvendësim të detyruar, teska Asani la fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij, hyri Seferi. Duhet të vinte fundi i pjesë së parë që tanët të vizitonin për herë të parë portën e çekëve, ku një krosim i bukur nga e djathta i Balliut shfrytëzohet mirë me kokë nga Laçi, por goditja e mesfushorit ndalet nga portieri.