
Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi është mbyllur 0 - 0.
Ndeshja ka nisur mirë për kombëtaren shqiptare ku padyshim ka mbizotëruar në pjesën e parë të ndeshjes.
Me disa raste të humbura dhe një penallti të fituar nga Hysaj, kuqezinjtë kanë treguar rezistencë dhe zotësi ndaj serbëve.
Por festa për goditjen e penalltisë së fituar nga Hysaj, zgjati shumë pak, pasi topi i gjuajtur nga Rey Manaj u ndal nga portieri serb.
Ndeshja e sotme luhet për eleminatorët e Botërorit 2026.
E gjithë Tirana është blinduar, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo ndeshje dhe për shkak të historisë së ndeshjeve të kaluara me Serbinë.
Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë.