Mjeshtri i madh i shahut Carlsen përjashtohet nga kampionati se veshi xhinse
E Shtunë 28 Dhjetor 2024, 10:23
TiranaPost
Thyerja e kodit të veshjes mund të jetë arsye për të humbur një kampionat edhe nëse je mjeshtër shahu.
Magnus Carlsen është përjashtuar vetëm se veshi xhinse në Kampionatin Botëror të lojërave të shpejta.
Ylli norvegjez i shahut, në momentin e tërheqjes së tij nga gara ishte në vendin e 41-të, nga gjithsej 180 pjesëmarrës, me 5 pikë nga 8 të mundshme, me bilanc tre fitore, katër barazime dhe një humbje.
Atij i është kërkuar që të ndërrohet dhe pasi nuk ka pranuar, është përjashtuar. Carlsen është gjobitur gjithashtu pas thyerjes së kodit të veshjes.