Ndeshja Serbi - Shqipëri do të luhet në Beograd, jo në Leskovac
Thursday 12 June 2025, 19:50
TiranaPost

Ndeshja e kthimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët.
Vendimi u zyrtarizua nga Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur kalendarin e ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillojë në vend.
Përveç sfidës ndaj Shqipërisë më 11 tetor, në të njëjtin stadium do të luhet edhe përballja ndaj Anglisë më 9 shtator.