SPORT

Ndeshja Vllaznia - Egnantia që do pezullojë numërimin në disa KZAZ

Ndeshja Vllaznia - Egnantia që do pezullojë numërimin në

Në një zhvillim aspak të zakontë, pritet që disa KZAZ-të në Shkodër të ndërpresin procesin e numërimit të votave në orën 20:00, për të ndjekur finalen e “Final 4” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Si numëruesit e PD, ashtu edhe ata të PS e PSD-së, duket se do t’i lënë anash bindjet politike për pak orë për të ndjekur emocionet e futbollit.

Ndeshja përcaktuese për titullin kampion të këtij sezoni sjell përballë një Vllazni që kërkon të rikthehet në majë pas 24 vitesh, dhe një Egnati që synon të mbrojë kurorën e sezonit të kaluar.