
Pas UEFA-së që anuloi finalen e Champions League në Rusi, edhe Formula 1 ka dënuar këtë të fundit.
“Kampionati Botëror i Formula 1 shëtit të gjithë botën me një vizion pozitiv që bashkon popujt dhe kombet. Po ndjekim me trishtim atë që po ndodh në Ukrainë dhe shpresojmë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Formula 1 mori vendimin për të anuluar çmimin e madh të Rusisë pasi në kushte të tilla është e pamundur”, shkruhet në komunikatën për shtyp të FIA.
Çmimi i madh i Sochi ishte programuar të mbahej më 25 shtator.