Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës në Lojërat Olimpike

Shqipëria dhe Kosova janë dy ekipet që përfaqësojnë kombin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 me shpresa më shumë se kurrë më parë për t'u rikthyer me medalje në shtëpi.
Shqipëria mori pjesë për herë të në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 ku flamurin kuqezi e përfaqësonin një peshëngritës dhe katër qitës. Më pas Shqipërisë i duhet të priste deri në vitin 1992 për t’u rikthyer.
Aktualisht vendi ynë përfaqësohet nga 9 sportistë, 2 atletë, 1 gjimnast, një xhudist, një qitës, dy notarë dhe dy peshëngritës.
Në Atletikë vendi ynë përfaqësohet nga Luiza Gega që do të konkurrojë në garat 300 metra me pengesa dhe në garën 5000 metra si dhe nga Izmir Smaliaj që do të konkurrojë në kërcim së gjati.
Luiza Gega
Izmir Smajlaj
Në gjimnastikë Shqipëria përfaqësohet nga Matvei Petrov, garuesin e lindur në Moskë që aktualisht jeton në Pragë, por përfaqëson kombëtaren tonë.
Matvei Petrov
Në xhudo ngjyrat kuqezi do të vishen nga Indrit Cullhaj.
Indrit Cullhaj
Ndërkohë që në sportin e qitjes për vendin tonë do të garojë Manuela Delilaj.
Manuela Delilaj
Në not do të marrin pjesë Kledi Kaziu që garon në 100-metërshin dhe Nikol Merizaj.
Nikol Merizaj
Në peshëngritje, sporti në të cilin kombëtarja shqiptare ka pasur më shumë medalje dhe sukses Shqipëria do të përfaqësohet nga Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.
Tiranapost.al