Pezullohet ndeshja Kosovë - Rumani. Tifozët rumunë thërrisnin 'Serbi'

Futbollistët e Kosovës u larguan nga fusha në kohën shtesë të ndeshjes kundër Rumanisë në Bukuresht.
Arsyeja ishte thirrje provokatore e tifozëve "Serbi, Serbi".
Vendimi për braktisjen e ndeshjes u mor nga federata kosovare e futbollit, trajneri Franco Foda dhe vetë ekipi.
“Ne, si federatë, trajner dhe ekip, kemi vendosur të mos marrim pjesë në një ndeshje ku nuk respektohen vlerat themelore të UEFA-s. Jo vetëm që s’u respektuan vlerat, por kishte diskriminim racor, prandaj ne vendosëm që nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë për herë të dytë në stadiumin e njëjtë dhe nga tifozët e ndeshjet”, tha Shala në një konferencë për mediat.
UEFA ka marrë vendimin për ta anuluar ndeshjen.
Kjo nuk është hera e parë që Rumania bën diçka të tillë.
Është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja ndërpritet për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.
UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52 mijë euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.