SPORT

Rekord te Milani. Në tre muaj, Igli Tare sjell 200 milionë euro nga shitjet e lojtarëve

Rekord te Milani. Në tre muaj, Igli Tare sjell 200 milionë euro nga

S’ka dyshime: Mbreti Mida i Milanit ( figurë mitologjike që çdo gjë që prekte, shndërrohej në ar) është drejtuesi 52-vjeçar shqiptar, që për 18 vite radhazi ishte figurë kyçe te Lazio, ku fitoi 3 Kupa Italie dhe 3 Superkupa, duke e kualifikuar skuadrën katër herë në Champions League.

Me 21 milionët e arkëtuara nga shitja e Okafor te Leeds, drejtori sportiv ka sjellë në arkat e klubit një shumë rekord, ka rregulluar bilancin dhe i ka vënë në dispozicion të Allegri-t lojtarët e rinj për rifillimin e projektit.

Në rend kronologjik, lëvizja e fundit në dalje ishte pikërisht ajo e Okafor te Leeds, për 21 milionë euro. Shifër që e çon totalin e të ardhurave të Milanit në plot 200 milionë euro, nëse mbledhim edhe 72 milionët nga Reijnders te Manchester City, 40 milionët për Thiaw te Newcastle, 25 për Theo Hernandez te Al-Hilal, 10 për Morata te Como dhe 10 për Emerson Royal te Flamengo, së bashku me disa lëvizje të tjera më të vogla.

Dhe gjithçka është realizuar brenda vetëm tre muajve për saktësisht dy muaj e 24 ditë që kur Igli Tare firmosi me “Djallin e kuq” më 26 maj, duke u bërë drejtori i ri sportiv pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje.