SPORT

Rezultati i ndeshjes me Ukrainën e vendos Shqipërinë në vend të fundit

Rezultati i ndeshjes me Ukrainën e vendos Shqipërinë në vend

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës u mbyll 2 me 1. Që në minutat e para ukrainasit, nuk kanë humbur kohë dhe kanë goditur rrjetën. Goli u realizua nga Zinchenko që në minutën e 5 të nisjes së ndeshjes.

Po ashtu Ukraina në minutën e 10 të ndeshjes shënoi edhe golin e dytë. Këtë herë goli është realizuar nga Yaremchuk.

Goli nga Shqipëria ka ardhur me penallti në pjesën e dytë dhe u shënua nga Bajrami. Por kjo nuk mjaftoi që të kthente rezultatin në favor të Shqipërisë.

Kjo ndeshje e rendit Shqipërinë në vendin e fundit të grupit.