
Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Italiani do të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi dhe do ta drejtojë deri në vitin 2028.
62-vjeçari ka qenë edhe futbollist, shumicën e karrierës e ka kaluar me Chievo-n. Më pas ka drejtuar klube të Serie B, si Varese, Catania dhe të tjera.
Gjatë prezantimit të Maran, Presidenti i FSHF, Armando Duka, falënderoi Sylvinhon për atë që ka bërë me Shqipërinë, por tha se cikli i tij ishte mbyllur.
“Për mua është një angazhim moral dhe jam i emocionuar sepse e ndjej shumë këtë mision. Më pëlqen të kem një ekip agresiv dhe që të bëjë lojën. Kjo është ADN-ja ime, duam të jemi vetë ata që të kemi lojën në dorë”, tha Maran.