
Trajneri brazilian Sylvinho ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. Ai pritet të dalë në një konferencë urgjente për mediat, ku do të shpjegojë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.
Largimi i Sylvinhos vjen në një moment të ndjeshëm për kuqezinjtë, ndërsa deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me të ardhmen e drejtimit të Kombëtares.