SPORT

UEFA refuzon sponsorizimin nga Gazprom. I jep fund partneritetit

UEFA refuzon sponsorizimin nga Gazprom. I jep fund partneritetit

UEFA ka vendosur t’i japë fund partneritetit të saj me Gazprom për të gjitha garat.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë për të gjitha marrëveshjet ekzistuese që përfshijnë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe UEFA EURO 2024.

Edhe grupi global i kompanive energjetike dhe petrokimike me seli në Londër, Shell tha se planifikon të largohet nga partneriteti i saj me gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom.

Sipas një deklarate, Shell synon të largohet nga sipërmarrjet e saj të përbashkëta me Gazprom dhe subjektet e lidhura, duke përfshirë 27.5% të aksioneve të saj në objektin e gazit natyror të lëngshëm Sakhalin-II, 50% të aksioneve të saj në Salym Petroleum Development dhe sipërmarrjen energjetike Gydan. Kompania do t’i japw fund edhe përfshirjes sw saj në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.