Stil jete

5 mënyra natyrale për të hequr erën e mykut nga rrobat tuaja

5 mënyra natyrale për të hequr erën e mykut nga rrobat tuaja
A keni nevojë të hiqni erën e mykut nga rrobat dhe nuk doni të përdorni detergjentë ose kimikate që mund të dëmtojnë përbërjen?

Kur rrobat mbajnë erë myku, ndodh sepse sendet e ruajtura në gardërobë nuk kanë qenë tharë plotësisht ose sepse kemi pritur shumë për t'i nxjerrë nga lavatriçe.

Në këtë artikull janë pesë këshilla për të parandaluar ose ndrequr këtë dukuri të pakëndshme, duke i garantuar kështu garderobës tuaj një aromë të vazhdueshme pastërtie.

Provoni sodë buke dhe uthull
Metoda klasike që nuk dështon kurrë kur duhet të heqim erën e mykut. Po, kombinimi sodë buke dhe uthull.

30 gramë sodë dhe 240 ml uthull do të mjaftojnë për të larë rrobat.

Mund ta hidhni këtë përzierje në një shishe dhe spërkatni rrobat përpara se t'i fusni në lavatriçe.

Alkool dhe rozmarina
Nëse problemi nuk është tharja e rrobave, mund të jetë për shkak të dollapëve dhe sirtarëve. Një shtëpi e lagësht nuk krijon vetëm probleme myku në mure, por mund të rrezikojë shëndetin tuaj dhe atë të garderobës.

Vendosni degëzat e rozmarinës në një shishe sprej të mbushur me alkool etilik. Lëreni përzierjen për disa ditë dhe më pas spërkateni në sirtarë dhe dollapë, duke përhapur aromën me një leckë mikrofibër. Jo në rroba, por në sipërfaqet e brendshme të gardërobës. Në këtë mënyrë pasi t'i lani rrobat do të mund t'i vendosni ato në një mjedis aromatik.

Kafja
Paralelisht me ilaçin natyral më sipër mund të reduktoni lagështirën në gardërobë me një tas të vogël me shumë kokrra kafeje. Mjafton t’i fusni në dollap ose sirtar kafeja do të thithë lagështinë, duke i mbrojtur më së miri veshjet për një periudhë kohe. Kjo zgjidhje nuk është përfundimtare, por do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin në muajt më të lagësht.

Orizi kryen një funksion të ngjashëm
Pse të harxhoni kokrra kafeje? Një zgjidhje edhe më e lirë është orizi. Orizi thith lagështinë dhe mbron veshjet dhe sirtarët nga aroma e vazhdueshme e mykut në muajt më të lagësht.

Merrni disa qese të vogla pambuku, të cilat mund t'i qepni shumë mirë vetë me copa leckash të vjetra ose bluza të prishura dhe mbushini me oriz, duke u kujdesur t'i mbyllni te gryka me një fjongo.

Orizi thith lagështinë, nëse ju pëlqen ideja mund ta parfumoni orizin me disa pika vaj esencial sipas dëshirës tuaj, për shembull me livando.

Mundësia e fundit: qymyri
Në vend të orizit ose kafesë, mund të përdorni qymyr druri. Efektiv, funksional dhe ekonomik, ky material thith lagështinë dhe mbron rrobat nga myku.

Megjithatë kini kujdes, sepse njollos. Sigurohuni që çantat ose qeset me tw cilat e vendosni në dollap të jenë të mbyllura mirë.