Stil jete

A ka vlerë leximi i Letrave Tarot në terapi psikologjike?

A ka vlerë leximi i Letrave Tarot në terapi psikologjike?

“Jam ulur në një karrige druri, pranë një tavoline druri. Ndodhem në një dhomë me mure të verdhë për të folur për divorcing tim. Në fakt, aktualisht nuk jam as e martuar.

Kafshoj vazhdimisht thonjtë, prek instinktivisht telefonin, në mënyrë të vazhduar. Nuk fle më shumë se katër orë në natë, prej muajsh. Mund të duket sikur kam një jetë dreqi, por në fakt jo.

Kam një punë të mirë në një gazetë. Jam e fejuar. Instagrami im ka foto të bukura të kohës që kaloj duke pirë Proseço. Apo kur bëja joga gjatë ditëve të mia të pushimeve të fundit.

Por në realitet unë ndihem e tejlodhur, në ankth, tërësisht e shpërqendruar dhe jam e frikësuar për martesën që ende nuk e kam. Mendoj se edhe e imja (kur ta kem) do të përfundojë në divorc njësoj si e prindërve të mi. Dhe si të mos mjaftojnë të gjitha këto, mora vesh që ish i dashuri im, me të cilin kam pasur ndarjen më të keqe e më të dhimbshme, punon një bllok larg shtëpisë sime”, ky është rrëfimi i një vajze që kur shkoi në dhomën që priste terapisten e saj për të folur, gjeti në tavolinë letra Tarot.

Nëse je duke pyetur veten se ç`lidhje ka një psikolog klinik me letrat Tarot duhet të dish që nuk është aspak e habitshme.

Letrat Tarot kanë rrënjë të thella në trajtimet psikologjike. Psikanalisti Carl Jung shpjegoi se ato ishin një mënyrë e thjeshtë për të përfaqësuar tipare universale si forca, ambicia dhe pasioni dhe ndaj i ka cilësuar si mjetin ideal në terapi dhe shëndetin mendor.

“Letrat Tarot janë të lexueshme në mënyrë universale dhe mund të krijojnë një vizualizim të situatës”, thotë Inna Semetsky, PhD, nga Universiteti i Columbia.

Ajo shton se këto letra ndihmojnë që problemi të dalë në sipërfaqe, që pacienti ta pranojë problemin dhe në këtë rast ke bërë gjysmën e punës. Identifikimi i problemit dhe pastaj faza e pranimit çojnë në rrugën e mbarë, atë të zgjidhjes.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, interesi ynë për mistiken dhe spiritualitetin është në rritje.

“Përdorimi i letrave Tarot në një mënyrë të përshtatshme mund të përmirësojë terapinë. Janë një mjet që të jep një sinjal për të medituar”, thotë Jayni Bloch, një psikologe nga Ontario.

Ajo tregon historinë e një çifti që ishin në sherr për muaj me radhë pasi ai e kishte tradhtuar. Të dy kishin rënë dakord për terapi martesore.

“I vura të dy të zgjidhnin nga tre letra Tarot. Kështu ata tërhiqnin letrën dhe unë shpjegoja. Letra e parë ishte problemi. E dyta veprimi dhe e treta, rezultati. Kështu ata do reflektonin mbi bazën e asaj që do shikonin. Letra e parë për shembull që zgjodhi burri, ishte imazhi i një gruaje. Ai u skuq dhe pranoi me zë: Ajo është ende në mendjen time. Ndaj edhe nuk sqaroheshin, se ai nuk ishte shkëputur totalisht nga historia e tij”, thotë psikologia.

Protagonistja e kësaj historie tregon se terapinë për herë të parë e nisi kur ishte 12 vjeçe. Kur prindërit iu ndanë. Ajo rrëfen se gjatë jetës i është rikthyer terapisë disa herë në momente kyçe. Mirëpo jo gjithmonë ka funksionuar.

“Të gjesh terapistin e duhur është si të shkosh në një seri takimesh romantike, të takosh e të takosh, derisa të gjesh të duhurin. Unë e gjeta me Jessica Dore, një punonjëse sociale e liçensuar. Një 33-vjeçare energjike, passionate ndaj punës. Një Dash që jep këshilla të vlefshme. Është pikërisht ajo terapistja tek e cila pashë për herë të parë letrat Tarot".