Blogeret që japin këshilla për mëmësinë janë të dëmshme për nënat e reja
Është bërë e zakontë vitet e fundit që çdo vajzë e famshme që bëhet nënë, bashkë me këtë rol të ri, bëhet edhe blogere. Qoftë ajo këngëtare, aktore, moderatore, bashkë me rolin e ri të nënës merr edhe një rol tjetër, atë të influencueses. Në fillim mund të nisë pa asnjë plan dhe qëllim. Një dyqan që të dhuron diçka për bebin, pastaj dalëngadalë fillojnë këshillat: Unë i jap këtë, e laj kështu, e të tjera si këto. Po a janë të shëndetshme këshillat dhe videot e kuruara të këtyre nënave të famshme për nënat e thjeshta?
“Momfluencer” pra blogeret që japin këshilla për nënat e reja është diçka që po vihet në pikëpyetje.
Nëse efektet e mundshme të ekspozimit të të miturve në internet nga prindërit influencues janë diskutuar prej kohësh, së fundmi studimet janë fokusuar edhe në një aspekt tjetër negativ: efektet e përdorimit të videove dhe fotove të tilla mbi nënat. Hulumtimi i ri, i publikuar në Journal of Broadcasting & Electronic Media, nënvizon se si këto nëna blogere ndikojnë shpesh negativisht në shëndetin mendor të nënave të ekspozuara ndaj përmbajtjeve të tilla.
Në studimin e ri, bazuar në të dhënat e mbledhura nga intervistat me 464 grave që sapo ishin bërë nëna, studiuesit zbuluan se këto profile blogeresh promovonin standarde jorealiste, me shtëpi gjithmonë të rregullta, fëmijë të lumtur dhe nëna të grimuara e me flokë të krehur, duke rritur kështu nivelet e stresit tek nënat e reja.
“Në disa raste, idealizimi mund t'i bëjë gjërat shumë të vështira për nënat e reja. Unë kam shumë shembuj të nënave të famshme pas lindjes që tregojnë 'të domosdoshmet' e tyre - një shtrat për fëmijë prej 1000 dollarësh ose një larës biberoni prej 300 dollarësh, gjëra shumë të shtrenjta - dhe kjo ndoshta ushtron presion mbi nënat e reja’, tha studiuesja Ciera Kirkpatrick.
“Ose video të një ‘dite tipike’ që tregojnë një nënë pas lindjes që planifikon vaktet ose pastron shtëpinë çdo natë. Kjo vetëm rrit presionin”.
Hulumtimi, në veçanti, kishte për qëllim të zbulonte se cilat karakteristika individuale i bënin ato më shumë të prirura të përjetonin ndjenja negative përballë këtyre videove.
Studiuesit zbuluan se nënat me një prirje më të madhe për t'u përfshirë në konfrontim shoqëror ishin të njëjtat që vuanin më shumë nga ankthi dhe zilia kur shikonin video të caktuara.
“Ne të gjithë e kemi këtë tendencë për t`u krahasuar, por disa prej nesh janë më të prirur për ta bërë këtë', vazhdoi Kirkpatrick, duke nënvizuar se si studimi tani mund të ndihmojë ekspertët të ndërhyjnë në efektet negative të kësaj përmbajtjeje: 'Nëse e dimë se si janë pastime i prekin nënat e reja dhe që janë më të dëmshme për nëna të caktuara, mund ta kemi më të lehtë ndërhyrjen.’