Eksperti: Suksesi i Suedisë për uljen e konsumit të duhanit nuk mund të injorohet
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
Pasi Suedia ka arritur statusin zyrtar ‘pa tym’, ‘The World Vapers’ Alliance thotë se Stokholmi është një shembull që Bashkimi Evropian nuk mund ta injorojë më.
Sipas The World Vapers’ Alliance, reduktimi i normës së duhanpirjes në 5.3% është një arritje e jashtëzakonshme. Drejtori i Aleancës në fjalë, Michael Landl thotë se vendet e tjera do të hasin vështirësi për të përmbushur këtë objektiv brënda 2040. Ndërsa BE parashikohet të humbasë këtë objektiv edhe për 60 vjet të tjera. Ndaj, produktet alternative janë një shembull suksesi që unioni nuk mundet më ta injorojë.
Landl vlerësoi arritjen e Suedisë duke u shprehur se shërben si udhërrëfyes për BE-në.
“Suksesi i Suedisë është rezultat i qasjes së saj praktike dhe të mbështetur nga shkenca. Në vend që të refuzojë alternativat më pak të dëmshme si snusi, qeskat e nikotinës apo cigaret elektronike, Suedia i përqafon këto produkte alternative. Kjo qasje ka shpëtuar jetë të panumërta dhe ofron një udhërrëfyes për Bashkimin Evropian. Është koha që Bashkimi Evropian të ndjekë shembullin e Suedisë për të ulur normat e pirjes së duhanit në të gjithë Evropën.”- u shpreh ai.
Disa nga gjetjet shkencore nga ekspertët:
1. Shkalla e përgjithshme e duhanpirjes në Suedi ra nga 5.6% në 2022 në 5.3% në 2024
2. Popullsia e përgjithshme e Suedisë, gjinia mashkullore (4.9%) dhe njerëzit e lindur në Suedi (4.9%) cilësohen ‘pa tym’
3. Konsumi i përgjithshëm i nikotinës u rrit nga 18.5% në 2022 në 20.2% në 2024
Strategjia e Suedisë përfshin një qëndrim progresiv për reduktimin e dëmit: Snus-i, qeskat e nikotinës dhe produktet alternative janë të aksesueshme për konsumatorin . Në Suedi, këto produkte nuk taksohen më tepër se cigaret tradicionale, ndryshe nga shumë vende të BE-së ku ose taksohen shumë, ose janë të ndaluara. Kjo qasje praktike dhe realiste u ka mundësuar duhanpirësve kalimin në produkte më pak të dëmshme, duke kontribuar ndjeshëm në normën e ulët të duhanpirjes në Suedi.
Aleanca po i kërkon Bashkimit Evropian që të braktisë qasjen kufizuese ndaj produkteve të reja të nikotinës dhe në vend të kësaj të miratojë strategjinë e Suedisë miqësore ndaj konsumatorit dhe të mbështetur në prova. Kjo qasje ka demonstruar qartë efektivitetin e saj në uljen e shpejtë të normave të pirjes së duhanit dhe përmirësimin e rezultateve të shëndetit publik në të gjithë vendin.