Instagrami i presidentit ukrainas me të njëjtën veshje triumfon me ‘followers’

Kostumin e hoqi bashkë me buzëqeshjen. 44-vjeçari Volodymyr Zelensky është politikani i momentit. Madje, jo, jo, është njeriu i momentit.

Kostumin e veshi për herë të fundit në datën 9 shkurt (sipas postimit të fundit në Instagram) dhe prej asaj dite bluzat e tij, gati të gjitha njëlloj, janë në nuancën e ushtarakes. Jo më kot. I solidarizuar me qytetarët e vendit të tij dhe në frontin e tij të luftës.

Numri i ndjekësve të tij, ose followers, - në gjuhën e Instagramit - është 13.8 milionë.


Nuk është e qartë se sa e ndiqnin para luftës, por pas pushtimit shifrat flasin vetë. Me postimet e tij njëngjyrëshe Zelensky ka lënë prapa kanadezin Justin Trudeau me 4 milionë ndjekës.

Emmanuel Macron-in me 2.8 milionë ndjekës

Boris Johnson me 1.5 ndjekës

Holandezin Mark Rutte me 420 mijë ndjekës

Politikanin sharmant, spanjollin Pedro Sanchez me 310 mijë ndjekës

Pasardhësin e Merkel, Olaf Scholz me 179 mijë ndjekës

Dhe ka ende. Presidenti i Ukrainës ia ka kaluar për popullaritet në rrjete sociale edhe Dukës dhe Dukeshës Kate- William që kanë 13.5 milionë ndjekës.

Është shumë e qartë se e gjithë bota i ka sytë nga Presidenti i Ukrainës dhe meqë ai nuk u beson mediave, por Instagramit të tij, të gjithë e gjejnë aty.
