Lotët e Ines, vajzës së Ismetit të Cerenit kur mëson për ikjen e Kadaresë
Monday 1 July 2024, 13:09
TiranaPost

Sikur të mos e shoqëronte videon me një shprehje të të madhit Ismail Kadare askush s`do ta kuptonte. Ines, një vajzë e vogël që po rritet shpejt e që del gjithmonë në Instagramin e babait të saj, sot po lotonte. Ikja e Ismail Kadaresë e ka prekur edhe atë.
Vetë chef Ismet Shehu ka postuar videon ku Ines qan dhe e shoqëron me një shprehje të shkrimtarit.
“Shpirtin me bukë mbaje, por mos e bëj leckë dinjitetin e vendit tënd!
Ismail Kadare”.